Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata tepër provokuese duke pretenduar se “grekët shkatërruan dhe dogjën Smirnën”.

Duke vënë në dukje se muaji gusht u mbyll me përvjetorin e një fitoreje të madhe që hapi rrugën për krijimin e Republikës së fundit shtetërore në Anadoll, Erdogan tha se ushtria nisi ofensivën e madhe më 26 gusht 1922, nën urdhrat e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.

“Pesëmbëdhjetë ditë pas fillimit të “sulmit të madh”, në Smirnë valëviteshin flamujt turq, të cilët ishin shkatërruar dhe djegur nga armiku që po ikte. Dhe kështu e fituam luftën me betejat që bëmë 3.5 vjet kundër armikut, i cili me ambiciet e tij tradhtare dhe çizmet e tij të pista ndoti atdheun tonë të përhershëm, Anadoll”, është shprehur presidenti turk.

Sakaq, Erdogan kujtoi se ushtria turke hapi rrugën për në Izmir duke shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të “forcave pushtuese greke”.

Smirna ishte një qytet grek i vendosur në një pikë strategjike në bregdetin Egje të Anadollit. Që nga viti 1930 ky qytet mori emrin Izmir, pjesë e Turqisë.