Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka parandaluar një vetëvrasje ditën e Krishtlindjes.
Një person rreth të 30-ve kishte hipur mbi kangjella në urën e Bosforit që lidh Europën me Azinë dhe kërcënonte se do të hidhej nga ura. Eskorta e presidentit ishte duke kaluar në ato momente dhe vunë re personin që po tentonte vetëvrasjen.
Sipas informacioneve të dhëna nga Presidenca e Turqisë, Erdogan ka ndaluar automjetin, ndërsa stafi i tij duket edhe nga pamjet e publikuara teksa i thonë personit se Presidenti kërkon të flasë me të. Pas pak çastesh, personi që po tentonte vetëvrasjen ka hequr dorë dhe është shoqëruar nga stafi për të folur me presidentin përmes dritares së veturës.