Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar ditën e sotme me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dy krerët diskutuan, gjatë takimit në qytetin e Stambollit, përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe për të ofruar ndihma humanitare në Gaza, thotë transmetuesi shtetëror TRT.
Takimi Erdogan-Haniyeh, sipas mediave turke, është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe.
Erdogan ka kundërshtuar fuqishëm që prej fillimit ofensivën izraelite në Gaza, duke u shprehur se Tel Avivi po kryen krime të shumta kundër popullsisë civile atje.
Ky takim mes dy liderëve vjen në një moment tensionesh në Lindjen e Mesme, ku veç konfliktit në Gaza, rrezikon të shpërthejë një tjetër luftë, mes Iranit dhe Izraelit, pas sulmeve që këto vende kanë kryer ndaj njëri-tjetrit.