Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi-Turqi do të mbahet më 7 dhjetor në Athinë ku do të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Diskutimi për detajet e takimit të radhës mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan u zhvillua ditën e djeshme në Ankara.

Është vendosur që të rishikohen dhe aktivizohen masat që tashmë janë vendosur dhe janë në listën e vitit 2011. Ndër to, aktivizimi i linjës telefonike ndërmjet bazave ajrore Larisa-Eskişehir, shkëmbimi i vizitave të oficerëve, organizimi i aktiviteteve sportive etj.

Sipas Ministrisë së Jashtme, ndryshimi i vendndodhjes së takimit, i cili do të mbahet në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi, është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas informacioneve, vendi i takimit është ndryshuar për arsye organizative dhe sigurie, pas konsultimeve mes dy palëve.

Kryeministri Mitsotakis  është shprehur se pavarsisht dallimeve me presidentin turk do ta mirëpresë atë në Greqi.

“Qëndrimi i mëparshëm ndaj Greqisë ishte jashtëzakonisht kundërproduktiv.Unë tashmë e kam takuar Rexhep Tajip Erdoganin dy herë në muajt e fundit, dhe nuk jam plotësisht dakord me deklalarat e tij për Hamasin, por që nuk është arsye për të mos e pritur atë në Greqi.”

Gjatë vizitës në Gjermani, Mitsotakis shtoi se gjatë takimit me Erdoganin do të diskutohet edhe për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhëniet BE-Turqi dhe bashkëpunimin për parandalimin e emigracionit të parregullt.