Tiranë, 6 maj 2014 Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik. 

Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar. Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit turk në Tiranë, vjen pas dy takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Rama në Stamboll, i pari në muajin maj 2013 dhe i dyti me 3 gusht 2013.

Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit tij. Pas ardhjes në pushtet, Edi Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partnerë strategjik të Shqipërisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/