1 maj 2015 – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të mbërrijë më 13 maj në Shqipëri për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut shqiptar, Bujar Nishani.
Kjo vizitë ishte parashikuar të kryhej vitin e kaluar po në muajin maj, por u anulua për shkak të tragjedisë që ndodhi në një minierë në Turqi, ku humbën jetën qindra minatorë.
Ftesa për të vizituar vendin tonë në vitin 2014 ishte bërë nga kryeministri Edi Rama, pak kohë pasi ata ishin takuar në Kosovë së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Pritet që Erdogani të takohet me të gjithë krerët shqiptarë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/