13 maj 2015 – Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, e kanë shoqëruar sot gjatë vizitës së tij në Tiranë figurat më të shquara që hodhën bazat e shtetit shqiptar. Flasim në mënyrë figurative, pasi në sallën e kryeministrisë, Erdogani ka parë bustin e Gjergj Kastriotit, Skëndërbeu, ndërsa në çdo ambient zyrtar fotografia zyrtare është ajo e Ismail Qemalit. Të dy janë shkolluar në shekujt e kaluar në shtetin turk, për t’u kthyer më pas në atdhe, i pari për të luftuar perandorinë osmane, ndërsa i dyti për të themeluar qeverinë e parë të Shqipërisë.

Në shekullin e 21 nuk flasim më pushtues realë, por për faktorë të fuqishëm në ekonomi për të investuar në vend, siç pret qeveria shqiptare sot nga ajo turke.

Erdogan tha sot se Turqia është gati për të investuar 1.8 miliard dollarë në Shqipëri.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”