Për shkak të kushteve të vështira të motit, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme e deri më datë 5 shkurt në orë 6:00 të mëngjesit.

Kapit njoftoi se gjatë këtyre dy ditëve pritet të rritet shpejtësia e erës dhe lartësia e dallgëve. Për këtë arsye do të ndalohet lundrimi për metët që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njoftoi Kapitaneria e Vlorës.

Mësohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.