Autoritetet e Shqipërisë thonë se licenca për kompaninë çeke ÇEZ, për operimin e rrjetit shpërndarës elektrik në këtë vend, do të anulohet nga fundi i muajit, pas mospajtimit ndërmjet kompanisë dhe qeverisë, që ka çuar në ndërpreje të gjata të energjisë elektrike, në mes të dimrit.

Zëdhënësja e Rregullatorit shtetëtor të energjisë, Entela Çipa, tha sot se kanë filluar procedurat kundër kompanisë ÇEZ Shpërndarje, që ka 76% të aksioneve në operatorin e shpërndarjes.

Nuk është e qartë se kur do të shpallet tenderi i ri.

Kompania ÇEZ ankohet për mospagesa të faturave, ndërsa qeveria, që pritet ta marrë menaxhimin e rrjetit, pretendon se ÇEZ-i ka dështuar t’i realizojë investimet sipas marrëveshjes.

Në gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe pjesë të kryeqytetit Tirana, ka pasur mungesë ditore të energjisë elektrike.