Moti i keq në Detin Adriatik që pritet të përkeqësohet gjatë natës ka bërë që të anullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas sipas agjensive detare.

Mësohet se, mbrëmjen e sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port.

Sipas burimeve nga porti italian i Barit bëhet me dije se edhe 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, nuk do të nisen.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, gjatë natës, forca e detit do të arrijë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës në mbi 70 km/orë.