TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë iu ka kërkuar përmbaruesve të bllokojnë llogaritë bankare të CEZ Shpërndarje për shumën 430 milionë lekë, e përcaktuar kjo në gjobën që ERE i vendosi CEZ pak kohë më parë.
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila i dha të drejtë ERE, pritet që përmbaruesit të vënë në zbatim kërkesën.
Pak kohë më parë CEZ u gjobit nga ERE për mosrealizimin e importit, mosmbulimin e humbjeve dhe ndërprerjet kolektive.
Kujtojmë se ERE ka nisur prej një muaji procedurat për rishikimin e licencës së CEZ-it, duke i vendosur edhe disa kushte për të përmbushur, por sot CEZ ka dorëzuar një tjetër kërkesë pranë ERE, me anë të së cilës pretendon të mbajë licensën e shpërndarjes së energjisë elektrike.