Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës që ka nisur në orën 08:30.

Enti Rregullator i Energjisë fillimisht ka miratuar shtyrjen e fashës 800 kWh për muajin nëntor,por lënien në fuqi të saj për muajin dhjetor. Pra abonentët familjarët nuk do të paguajnë ekstra për çmimin e energjisë elektrike.

Enti Rregullator gjithashtu miratoi çmimin e ri për klientët që blejnë energji në treg të lirë në linjën 35 KW prej 31.5 lekësh/KWh.