TIRANE – Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot strukturën e paraqitur nga administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi për mënyrën se si do të menaxhohet kompania. Në thelb të strukturës së re qëndron një kontroll më i fortë i punës në terren.
“E vetmja risi që është futur në strukturë është kontrolli në zonë, me disa prej drejtorive rajonale që ka qenë kërkesë e disahershme e bërë nga Enti Rregullator për kontrollin dhe unë e quaj si të vlefshme”,- deklaroi kreu i ERE-s, Sokol Ramadani.
Duke përmirësuar punën në terren synohet përmirësimi i treguesve kryesorë të kompanisë, si ulja e nivelit të humbjeve dhe rritja e arkëtimeve. Administratori Sahit Dollapi ka lënë afatin kohor prej 2 muajsh për përmirësimin e gjendjes.





