Këtë të premte qyteti i Vlorës është zgjuar nga moti i paqëndrueshëm. Erërat e forta, reshjet e shiut dhe dallgët në bregdet kanë detyruar peshkatarët që disponojnë mjete të vogla peshkimi të marrin masa për sigurimin e tyre, duke i ankoruar dhe larguar nga zona e hapur detare.

Sipas të dhënave paraprake, reshjet e shiut me intensitet nuk kanë sjellë probleme në qytet deri në këto momente, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë pothuajse gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, deri tani nuk raportohet për anulim të lundrimit, por autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në det për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit.