Pesë persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i pemëve pasi erërat e forta goditën Poloninë jugore të hënën, duke arritur një shpejtësi prej 155 km/h në pjesët më të larta të maleve Tatra.
Në qytetin Rabka-Zdrój, dy gra dhe një gjashtë vjeçare vdiqën pasi një pemë ra mbi ato, thanë zjarrfikësit, shkruajnë mediat e huaja.
Një grua tjetër vdiq kur një pemë ra mbi makinën e saj në qytetin e Zakopane në rrëzë të maleve Tatra, tha një zëdhënës i zjarrfikësve të Zakopane, Andrzej Król-Łęgowski.
Rënia e pemës në të njëjtin qytet vrau një fëmijë, sipas një zëdhënësi të reaguesve mjekësorë.
Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për erëra të rrezikshme që arrijnë të paktën 100 km/h dhe kanë mbyllur shtigjet malore në parkun kombëtar Tatra.
Zjarrfikësit ndërhynë 140 herë të hënën në mëngjes për të hequr pemët që bllokonin rrugët dhe për të ndihmuar pronarët e shtëpive me çatitë e shkatërruara, thanë mediat lokale.
Erërat pasuan tre ditë me mot jashtëzakonisht të ngrohtë.
Më 30 mars, temperaturat arritën një rekord të ri për atë muaj, duke u rritur në 26.4C në qytetin jugor të Tarnów.