Erërat e forta kanë riaktivizuar vatrën e zjarrit në Malin e Thatë në Pogradec.
Edhe pse gjatë gjithë ditës, forcat zjarrfikëse kanë punuar për të shuar flakët erërat e forta nuk kanë qenë në favor të tyre.
Sipas informacioneve paraprake, pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Më herët u bë me dije se zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.