Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Ergys Agasi, i cili është me masë sigurie arrest me burg për dosjen e AKSHI-t “ka qenë kryeministri në hije”.

Nga ‘foltorja’ në Manëz, Sali Berisha u shpreh se Agasi së bashku me Dallëndyshe Bicin kanë grabitur toka.

Sipas tij, në zyrën e Ergys Agasit shkonin zyrtarë të lartë nga ministra e drejtorë, deri tek gjykatësit.

“Ergys Agasi njeri më i afërt i Ramës në hije, në 15 shtator regjistron ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim, ku, te kopshti privat i Edi Ramës. Këta kanë tejkaluar çdo imagjinatë në vjedhjen e tyre. Shteti ka fonde, por këto fonde do ti kthehen qytetarëve dhe nuk do vidhen siç vidhen sot.

Akoma nuk kanë dalë, ekziston një rrëmbim tokash i Agasit me Dallëndyshe Bicin, zyra e Agasit ishte si zyra e kryeministrit. Shkonin ministra, gjykatës, zyrtarë të lartë shkonin tek ai aty. Agasi ishte kryeministri në hije, ato që kryeministri nuk i bënte më ligj i bënte me Ergysin”, tha Berisha.