Makina Sauber e suedezit Marcus Ericsson ka pësuar sot paradite, gjatë sesionit të tretë të provave të lira, një aksident të rëndë, duke sjellë ndërprerjen e provave për 17 minuta. Në pistën e Silverstone zhvillohet nesër gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, por në startin e garës mund të jenë 21 nga 22 makina. Kjo, për shkak se piloti suedez, për momentin ndodhet në spital për një kontroll më të detajuar mjekësor pas aksidentit. Përplasja e makinës Sauber me barrierat mbrojtëse ishte e fortë, aq sa edhe timoni doli nga vendi, por për fat të mirë piloti doli vetë nga makina. Piloti ndodhet në spitalin e “Northampton General Hospital” për kontrollin rutinë pas një aksident, ndërkohë që makina Sauber pësoi dëmtime të rënda.





