Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Eriku, është përfolur shpesh për shpenzimet e tij marramendëse, por gjatë një interviste këtë të shtunë në “PopCulture”, është shprehur se jeta e tij është e thjeshtë, pavarësisht se si duket në syrin e njerëzve.
“Për sa u përket shkrimeve në media për pasurinë time, janë thashetheme. Jeta që unë bëj njerëzve u duket e shtrenjtë, por realisht është shumë e thjeshtë”, ka rrëfyer Eriku.
Gjithashtu ai ka zbuluar se në moshën 17-vjeçare ka paguar për të kryer marrëdhënie intime me një femër.
“Kur kam qenë 17 vjeç kam paguar për të bërë seks me femra jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk kam bërë gjëra të tilla”, ka shtuar Eriku.





