Christian Eriksen bëhet gati për derbin e parë të Milanos. Tifozët zikaltër shpresojnë që danezi jo vetëm të marrë në dorë frenat e lojës, por pse jo të jetë vendimtar me gola. 27-vjeçari është tepër i karikuar për supersfidën e së dielës kundër “Djallit”. Nuk u druhet kuqezinjve e këtu nuk bën përjashtim as Zlatan Ibrahimovic, në fund të fundit, klasifikimi flet qartë.
Gjatë prononcimit para derbit të tij të parë, zbulon një detaj interesant nga jeta e tij.
“15 vite më parë, udhëtova nga Odense drejt Milanellos për një prove dyditore. Pyesja veten, të shkoj apo të mos shkoj? Italia më dukej shumë larg shtëpisë sime.”
Për Eriksenin, fjalë titull nuk është tabu: “Juventusi po fiton prej shumë kohësh, por ne duam t’i ndryshojmë gjërat. Jam këtu pikërisht për këtë.”
Cristiano Romaldo, sipas danezit, është “impresionues”, por Lukaku po shënon në vazhdimësi. “Edhe në Premier League bënte shumë gola, por me Conten duket se ka ndryshuar diçka.”
Nuk ka frikë për përgjegjësitë që duhet të marrë, pasi është mësuar me presionin si te Tottenhami ashtu edhe në përfaqësuesen e Danimarkës. Me udhëzimet e Conte ka më të thjeshtë: “Më ka thënë se si më shesh dhe atë që kërkon nga unë në fushë. Stërvitjen që ai bën janë të vështira, por unë jam gati.”





