Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar sërish atë që ai e quajti si “histeria me qumështin me aflatoksinë” që sipas tij ka patur si qëllim të dëmtojë blegtorët shqiptarë dhe të orientojë tregun drejt importit.
Braçe është shprehur se nga dhjetori i vitit të shkuar dhe deri më 31 mars sipas dokumenteve zyrtare të AKU-së, janë vetëm 5 raste.
Ndërkohë që rasti i pari ishte në Dimal dhe që ka lidhje me kompaninë e prodhimit të qumshtit, Erzeni. “Alarmi i madh për Aflatoksinën apo qumështin kancerogjen të lopëve ka rënë plotësisht! E dokumentuar rezulton që nga dhjetori i vitit që shkoi dhe deri në 31 mars të këtij viti rezulton që janë 5 mostra qumështi fermerësh me aflatoksinë, asnjë më shumë se kaq.
Kur plasi alarmi në janar iu drejtova AKU-së dhe mora përgjigje që vetëm një rast me Dimal e lidhur me kompaninë e qumështit Erzeni ishte ai që kishte rezultuar që kishte mbi norma aflatoksinën. Më pas në komunikime me AKU rezultuan vetëm 4 raste të tjera”- thekson Braçe.
DENONCIMI
Erion Braçe në reagimin e tij thekson se krijimi përhapja e lajmeve për qumësht kancerogjen krijoi një dëm të madh tek blegtorët dhe rënien e çmimit të qumështit.
“HISTERIA E PAGUAR KUNDER QUMESHTIT NE MYZEQE u shoqërua me MOS GRUMBJLLIM TE QUMESHTIT NGA BLEGTORET ne fillim dhe ULJEN E CMIMIT TE QUMESHTIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER!
ULJA E CMIMIT ishte qëllimi i gjithçka je, detyruar nga skema dëmberese e TVSH-0% ne blerje she 20% ne shitje, presuar fort nga ligji qe kompesonte fermerin me 10% te vleres se çdo fature! ULJA E CMIMIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER, nxjerr me fitim grumbulluesit e perpunuesit duke e bere te mundur prerjen e fatures!”, thekson ai.
Po ashtu sipas deputetit te PS u shtuan ndjeshëm importet e qumështit nga vendet e rajonit.
“Prodhimi vendas po zëvendësohet me qumësht importi, 11.5 milione litra ne 2024 dhe 7.3 milione litra ne 2025! VJET NE NENTOR E PARALAJMEROVA QE DO NDODHTE KJO NE PARLAMENT-JA KU E KENI TE NDODHUR; SOT ME DHIMBSEN BLEGTORET PRODHUES DHE VIJOJ TE PYES: PERSE NUK DEGJONI?! Per #MYZEQENE DO BEJ GJITHCKA, KUDO KU TE JEM!! MYZEQEJA USHQEN TIRANEN, KUJTOJENI KETE!”, thekson Braçe
REAGIMI I PLOTE
#QUMESHTI KANCEROGJEN I LOPEVE !!!!!!!!
HISTERIA PER QUMESHTIN ME #AFLATOKSINE qe shpertheu ne janar ishte e pambeshtetur ne fakte por e qellimte;
Rezulton e provuar se nga dhjetori 2025 deri ne 31 mars 2026, jane 6 mostra-1 ne Dimal dhe 5 ne Lushnje e Divjake, nder te cilat VETEM 3 REZULTUAN ME AFLATOKSINE MBI NORME!
MISRI ME AFLATOKSINE SI ARSYE perseri nuk ka masivitet, rezultuan VETEM 200 TONE DHE NE ZONAT E VERIUT, jo ne zonen e pretenduar!
HISTERIA E PAGUAR KUNDER QUMESHTIT NE MYZEQE u shoqerua me MOS GRUMBJLLIM TE QUMESHTIT NGA BLEGTORET ne fillim dhe ULJEN E CMIMIT TE QUMESHTIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER!
ULJA E CMIMIT ishte qellimi i gjithckaje, detyruar nga skema demberese e TVSH-0% ne blerje she 20% ne shitje, presuar fort nga ligji qe kompesonte fermerin me 10% te vleres se cdo fature!
ULJA E CMIMIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER, nxjerr me fitim grumbulluesit e perpunuesit duke e bere te mundur prerjen e fatures!
Kjo ulje e cmimit ishte 14.5%, shume me teper se 10% qe do te kompesohet duke e bere BLEGTORIN te humbe para nga ç’merrte me pare!
Prodhimi vendas po zevendesohet me qumesht importi, 11.5 milione litra ne ‘24 dhe 7.3 milione litra ne ‘25!
VJET NE NENTOR E PARALAJMEROVA QE DO NDODHTE KJO NE PARLAMENT-JA KU E KENI TE NDODHUR; SOT ME DHIMBSEN BLEGTORET PRODHUES DHE VIJOJ TE PYES:
PERSE NUK DEGJONI?!
Per #MYZEQENE DO BEJ GJITHCKA, KUDO KU TE JEM!!
MYZEQEJA USHQEN TIRANEN, KUJTOJENI KETE!





