Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar sot lidhur me raportin e djeshëm të UEFA-s mbi ndeshjet e manipuluara të Skënderbeut, që çuan në skualifikimin e klubit korçar për një vit nga Kupat e Evropës.

Me një status në profilin e vet në “Facebook”, Braçe e cilëson futbollin shqiptar si të rremë dhe u bën thirrje tifozëve të mos shkojnë më në stadiume derisa përgjegjësit për këtë situatë të jenë ndëshkuar e përjashtuar nga futbolli.

Sipas ligjvënësit të majtë, i cili njihet si mbështetës i Partizanit, raporti i publikuar dje vërtetoi se gjithçka që futbolldashësit nga shkallët i kanë dhënë asaj çka është luajtur në fushë është thjesht një tallje e madhe.