Zv/kryeministri Erion Braçe festoi të martën ditëlindjen. Dhe ai shfrytëzoi këtë ditë për të falënderuar nënën e tij për 47 vitet që është kujdesur për të.

Braçe publikoi në Instagram një foto të bukës së paketuar që me sa duket e merr me vete në zyrë dhe ia përgatit akoma nëna e tij.

"Tamam dita kur Mëma bën të njëjtën gjë-me ngjyra dhe shije, si 47 vite me radhë dhe, ty te pëlqen si çdo ditë deri tek e 47-ta, sot e ne vijim!

Faleminderit mam për te 47 vitet!

Faleminderit gjithkujt nder ju për urimin!", shkroi Braçe.