Deputeti i PS, Erion Braçe ka akuzuar kolegët në Kuvend se “të nxitur nga klientelizmi” po bllokojnë nismën e tij ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral.

Braçe u shpreh se ata as nuk thonë dot jo dhe as nuk dalin kundër, duke e konsideruar “nje lloj skuthlleku politik i neveritshem”, që vjen si rezultat i kapjes së vendimarrjes në Parlament, duke theksuar se “ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër”.

Postimi i plotë i Erion Braçes

KETE TE ENJTE NUK KA PARLAMENT;

PUNE NE SEANCEN PLENARE NE PARLAMENT!

Na i thane sot, ndaj ketu ska kembe njeriu.

Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne DIMENSIONIN E PAGESAVE, PER TE GARANTUAR BUJQIT, PUNEN E TYRE, PRODHIMIN DHE TE ARDHURAT PREJ TIJ;

TROC: BUJQ E BLEGTORE TE MARRIN PARATE E PUNES SE TYRE BRENDA 50 DITEVE!

6 muaj asnje pergjigje!

Nga njera ane NUK THONE DOT JO, NUK DALIN DOT KUNDER, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga KLIENTELIZMI, KAPJA E VENDIMMARRJES NE KUVEND-ME TROC.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e KUVENDIT ndaj POPULLIT TE BUJQESISE, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-JANE PUNETORET, PRODHUESIT E BUJQESISE;

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

PADREJTESI E PABARAZI E TURPSHME!

Kjo eshte! THELLOHET KUR NUK GJEJNE HAPESIRE PER TE ZGJIDHUR KETE PADREJTESI!

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E DOJA SI PUNE, E KAM BERE SI PUNE!

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si KLIENTELIZEM dhe mbaron si PERSONAL, ndaj gjithnje e me shume eshte KOHA PER PUNE TJETER;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe KLINTELIZMI nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!