Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka thirrur një interpelancë me qeverinë, për rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braçe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se është detyra e qeverisë që të vendosë çmime të drejta për lëndët e para dhe produktet e bujkut.
Ai edhe më herët ka patur qëndrime kritike sa i takon çështjes së çmimeve dhe produkteve bujqësore.
Postimi i Braçes:
PËR BUJQIT, PUNËN, CMIMET INTERPELANCE NE KUVEND ME QEVERINE!
CMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR;
POR JO NGA FERMERI!
Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO!
Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte:
1 kg URE kushton 110 leke,
por 1 kg GRURE kushton 30 leke;
1 kg DAP kushton 110 leke,
por 1 kg MISER kushton deri 38 leke;
1 kg NITRAT kushton 90 leke,
por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke!
CMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!





