TIRANE, 28 janar 2014 –"Ah sa shijon grosha pas pune”. Ky ka qenë statusi ne Facebook i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i shoqeruar me nje foto duke ngrene ne mensen e minatoreve te Pukes. Kjo foto vjen një ditë pas premtimit për uljen e moshës së daljes në pension për këtë kategori, një kërkesë shumëvjeçare e sindikatave, e cila nuk është përkrahur nga qeveria e mëparshme.
Postimi i plote:
Ah sa shijon grosha pas pune
Në mensën e minatorëve të Pukës, dinjitozë e të palodhur, po nis puna për pensionet .





