31korrik 2015 – Kryebashkiaku i ri i Tiranës e nis punën me ndërtimin e Kopshtit Zoologjik. Pas shkatërrimit total të këtij kopshti, i vetmi në Shqipëri, Erion Veliaj deklaroi në ditën e parë zyrtare të punës se do të fillojë puna për ndërtimin e Kopshtit të ri zoologjik në Tiranë. Vetë Veliaj ka pozuar me arkitektin Peter Rasbach, që sipas tij është ndër më të mirë për ndërtimin e këtyre kopshteve.
Përfundimisht, Kopshtit Zoologjik të Tiranës iu vu dryni kur një kalë u masakrua nga një dem, në mars të këtij viti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/