1 qershor 2015 – Një ujk, 2 arinj, 5 lama, 1 dhi, 1 lopë, 6 rosa dhe 3 pula. Kaq tha kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, se ka në inventarin e Bashkisë për Kopshtin Zoologjik, i vetmi në mbarë vendin. Veliaj e quajti si keqmenaxhim të bashkisë degradimin e Kopshtit Zoologjik.
“Për të gjithë ata që panë skenën horror të Kopshtit Zoologjik të Tiranës nuk besoj që ka një metaforë dhe një shpjegim më të fuqishëm se çfarë degradimi kanë pasur ndërmarrjet e bashkisë në 4 vitet e fundit”, tha Veliaj. Prej disa muajsh, ky Kopsht është mbyllur, pikërisht për shkak të ngjarjes së rëndë, kur një kalë u masakrua nga një dem, në sy të fëmijëve.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





