29 prill 2015 – Erion Veliaj ka punuar fadromist! Vetë ministri i Mirëqenies Sociale e pohoi këtë fakt gjatë panairit të punës, në ditën e fundit para se të lërë postin për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Sot 36 vjeç, me hapa të mëdhenj në karrierë, Veliaj tregoi se nuk i ka rënë drejtorllëku nga qielli.

“Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër dhe as drejtues. Punën e parë e kam pasur edhe kamarier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panair ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë, sesa si ai drejtori i Portokallisë, i cili në fakt është një parodi dhe jo një shembull suksesi që është në pritje që drejtorllëku t’i vijë nga qielli. Për të rinjtë që nuk i bëjnë bisht punës, që punojnë në hoteleri turizëm, që punojnë në call center, fason, banke edhe kompani sigurimesh, dua t’i them vetëm një fjalë; Respekt, Respekt!”, tha Veliaj.

Agjencia e lajmeve “Dyrrah