*Nga thyerjet e prishjet tek urinimi në ambiente publike
8dhjetor 2015 – Kryebashkiaku i Tiranës gjobit me 163 milionë lekë kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Erion Veliajt, kjo është vlera e dëmeve të shkaktuara nga trazirat që pasuan protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike. “Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilen s'duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan!”, shkruan Veliaj.
Konkretisht ai ka renditur të gjitha dëmet:
dëmtime tabelash sinjalistike
urinim në publik
heqje kapakësh pusetash
heqje gurësh dekorativë trotuari
thyerje pllakash bulevardi
kosto botesh uji për pastrim
shkulje stacionesh biçikletash
grafiti në sipërfaqe publike
zbrazje plehrash jashtë kazanëve
shkulje dhe thyerje pemësh
/portali Durrëslajm/





