Kandidati i PS-së për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj deri në këto momente, kryeson me më shumë se 35 mijë vota përkundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Deri më tani Veliaj udhëheq me 54.42% të votave, konkretisht 97 276 vota në total. Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 34.83% të votave, 62 259 vota në total.

Pas tij në garë rendtitet Arlind Qori me 8498 vota, Roland Bejko me 7687 vota, Marko Dajti me 1693 vota dhe Lajla Përnaska me 1350 vota.

Deri më tani në bashkinë Tiranë janë numëruar 586 kuti votimi nga 941 në total.