Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia ditëlindjen e djalit të tij, Kajan, i cili sot mbush 7 vjeç.
Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.
Katër dite me pare Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e Erion Veliajt ndaj vendimarrjes së Gjykatës së Posaçme të Apelit, që e gjeti të drejtë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Kjo lëvizje solli edhe dekretin për zgjedhje të reja në Tiranë dhe 5 bashki të tjera që do të zhvillohen në datën 9 nëntor.





