Salernitana kërkon të afrojë sërish në gjirin e saj Erion Bogdanin, kësaj radhe në sektorin e të rinjve.

Siç bënë me dije gazeta e klubit “Sport Salerno”, ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është në planet e klubit që të jetë pjesë e sektorit të rinjve, që ka një plan të madh për të ardhmen.

“Sektori i të rinjve: Geria, Bogdani dhe Iervolino po përgatisin një revolucion të ri”, shkruhej në gazetë.