Tiranë, 12 shtator 2014 –  Nuk mund te rrinte pa reaguar edhe deputeti socialist, Erion Braçe, mbi dhunen e shfaqur ne ndeshjen e javes se trete te Superiores, Vllaznia-Tirana. Ne fakt, deputeti ne fjale kishte bere nje reagim te forte kunder tifozerise bardheblu edhe pas ndeshjes se Tiranes me Flamurtarin, kur ultrasit kryeqytetas thirren ne kor “Poshte Komunizmi”. Ai i quajti ata rrugaçe ne shkallet e stadiumit, por rrugaçe evidentoi edhe ne fushen e lojes. Sipas Braces, nuk duhet që stadiumi të mendohet si shesh lufte për bandat e rrugaçëve, ndaj bën apel që ata të gjykohen nga drejtësia.

Ja reagimi i plote i tij ne Facebook:

“Kjo qe po ndodh tani ne stadiumin e Shkodres eshte e patolerueshme!! Nuk ka lidhje me Shkodren dhe qytetarine e saj, as me Tiranen. Ka lidhje me:
RRUGACERINE E STADIUMEVE!! PO PO, ME RRUGACET E STADIUMEVE!
KETA KANE MARRE PENG STADIUMET DHE FUTBOLLIN!
Nuk di c’te them me; Une e njoh Refik Halilin, me te nuk shkemben dot nje fjale konfliktuale, jo me te arrije gjithcka tek goditja e gjakosja e tij! Nuk e meriton! Eshte e turpshme!
Kurse kjo e fundit, ku rrugacet zene fushen e lojes dhe rrihen me njeri tjetrin, duhet te ndeshkohet pa fund, penalisht madje!
E fundit; Jo mor jo, nuk eshte pune e policise, nuk mundet qe stadiumi te mendohet si shesh lufte per bandat e rrugaceve.
Po ne teater me police shkoni?!”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/