TIRANË-Është dashur fushata elektorale që kandidatë për deputetë të tregojnë dhe ngjarje nga eksperienca, si në rastin e z Erjon Brace.
Deputet në disa legjislatura në parlament, Brace sot kandidon në qarkun e Fierit për Partinë Socialiste, por nuk harron ngjarjet që sipas tij kanë ndodhur në Berat. Sipas Braces, pre e dhunës gjatë grabitjes së zgjedhjeve nga Berisha, ranë dhe komisionerë, votues e deputetë.
“26 Maj 1996! Kështu hyra në parlament! Si plot socialistë të tjerë në Beratin tim: I masakruar! Sali Berisha kreu një KRIM:
Vodhi zgjedhjet! Rrahu komisionere, votues e deputete!”, shkruan Brace në rrjetin social Facebook duke postuar dhe një foto.
Më tej ai citon dhe një paralajmërim për ata që do të duan të prekin votat që do fitojë ai në Fier.
“Nuk ka ndryshuar asgje ne qellimet e tij! Eshte po ai! Jane po ata! Tani kane edhe parate! Perballe kam njerin prej tyre.
Po bej vetem nje paralajmerim: Une nuk i prek voten kujt! as per ta vjedhur, as per ta blere! Poooor, kush do preke voten e atyre qe duan te besojne tek une, tek PS, me 23 Qershor, do marre nje pergjigje ekzemplare, pavaresisht pushtetit dhe parave qe ka!!”





