10 shtator 2015 – Një lajm i publikuar nga gazetari Çim Peka për gjendjen e qendrës shëndetësore në Divjakë, ka shpërthyer nervat e Erion Braçes, i cili është deputet i asaj zone.

Braçe njihet për shpërthimet e tij në faqen personale në Facebook, por kësaj radhe ka reaguar tejet ashpër, duke fyer gazetarin Peka në një mënyrë që lë për të dëshiruar. Me sa duket nuk ka arritur dot ta përmbajë zemërimin dhe i është drejtuar Pekës me fjalët ironike: “Salqim, Zenqim, Qim”.

Ja çfarë shkruan deputeti Erion Braçe:

 “Ndriqim, Shkëlqim, Çlirim, Salqim, Zenqim, se realisht nuk ta di emrin dhe besoj se ende e ke emrin Qim.

Që qendra shëndetësore në Divjakë nuk është në gjendje të mirë e kam thënë unë, herët, sapo jam bërë deputet në atë qytet. Ashtu e la tutori yt politik dhe financiar Sali Berisha, doktor ky i fundit.

Meqë ke pyetur se çdo them unë, po ta them: po ndërtojmë jo një qendër shëndetësore Qim, por po ndërtojmë nga themelet një Poliklinikë të tërë, o Salqim.

Hape syrin dhe shko e shihe.

E fundit, meqë lexoj se qenke marrë edhe më herët me mua, më paske lidhur apo vënë në një avion droge, më detyron të them se unë nuk kam avion, por thjesht një makinë, kurrë si ajo e jotja”.

/S.L. portali DurresLajm/