Peshëngritësi Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në peshëngritje, në stilin e shkëputjes. Qerimaj arriti të ngrinte 150 kg në baterinë B, duke fituar medalje të artë.
Briken Calja u skualifikua në baterinë A dhe nuk realizoi asnjë provë me 151 kg, pasi u dëmtua në shpatull në provën e parë.
Medalja e argjendit shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.
Po ashtu, kategorinë e vajzave në peshëngritje e fitoi një shqiptare, Evangjeli Veli.





