Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli feston sot 35-vjetorin e lindjes. Në një ditë si kjo dhuratat e shumta nuk mund të mungonin për bukuroshen, por për t'u veçuar është supriza e Berishës për Erlën.
Ai i ka dhuruar ish- zëdhënëses një buqetë me lule dhe një pusullë ku i shpreh urimet e tij të përzemërta. Dhuratën e Berishës Mëhilli e ka postuar në Facebook, duke shprehur respektin për Doktorin.
“Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar me Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtorët”,- shkruan ajo përbri fotos.





