Tanimë Erla Mëhillin e shohim në ekran me ‘Erla Now’. Së fundmi ajo është bërë virale kur gjatë programit të saj live, analisti Andi Bushati i ngre zërin.

Gjatë programit Abc e Pasdites, ajo tregoi:“Reagova paqësisht se e kam mik Bushatin, nuk ia mora për ters siç do të ndodhte me dikë tjetër po të ma kishte bërë. Përveçse e kam mik e di dhe natyrën por e kuptova natyrën e tij sepse ai e ka shumë merak se në momentin që ai po thotë një argument nuk do që ta ndërpresësh”.

Nëse je në bisedë me Erlën nuk mund të rrish pa e pyetur për Sali Berishën. Njëjtë e pyeti edhe Ermali, si pjesë e ekranit sa ndikon njohja që ajo ka me të për ta pasur në programin e saj.

“Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënësja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhë mua përpara se këdo tjetër”.

Ndërkohë që për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën ajo tha se është shumë inteligjente dhe ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”.