Tiranë 27 shtator 2014 – Kuvendi i PD-së ka nisur sot punimet e tij që do të zgjasin dy ditë dhe deklaratat që po bëhen nga Pallati i Kongreseve, kanë impaktin e tyre edhe në rrjetet sociale.

Ish zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook pas fjalës së kandidatit për Këshillin Kombëtar, Dritan Shano.

Shano u ngjit në skenë menjëherë pasi mbaroi fjalën e saj Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma.

Përpara se të niste fjalën e tij, Shano u shpreh me humor se nuk është e lehtë të flasësh pas Grida Dumës, dhe ka qënë pikërisht kjo batutë që nuk i ka pëlqyer Erla Mëhillit.

Elra duke shprehur habinë e saj për atë çfarë tha Shano, shkruan:

“Pas fjales se kujt ishte veshtire me fol???? Ne fakt pas fjales se Sali Berishes s’ja vlen te degjosh me asnje fjalim”, shkruan Erla.