Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, rrallëherë ka postuar foto me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Në një foto të publikuar në Instastory, Erla ka treguar djalin e saj bukurosh me kaçurrela dhe bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu merret me politikë dhe është deputet i PD-së.

Keltis Kruja dhe djali i tyre kanë veshur fanellat e skuadrës së Tiranës dhe qëndrojnë ulur, duke parë ndeshjen e derbit. Një moment ky shumë i veçantë, i cili nuk mund të lihej pa publikuar.