Këngëtari Ermal Fejzullahu është bërë baba për herë të katërt pasi bashkëshortja e tij Ariana solli në jetë foshnjën një ditë më parë.

Çifti mirëpriti në jetë vogëlushen të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan; "Mirëserdhe në jetë Ana", e cila shfaqet e rrethuar nga dy motrat dhe vëllai.

Ermali dhe Ariana janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, Arti, Buna dhe Era.