Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, edhe pse vitet ka shtuar shumë kilogramë, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë dietor.
Këngëtari tha në studion e emisionit “E Diell” se i mungon puna, publiku, por gjithsesi ndihet i kënaqur që ka shpenzuar kohë të vyer pranë familjes. I pyetur nga Edi Manushi, se çfarë ka lënë pas dore gjatë kohës së karantinës, Ermali u shpreh që ndihet mirë që ka hequr dorë nga alkooli gjatë kësaj periudhe dhe kjo e bën të ndihet më shëndetshëm.
Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me rregullimin e disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake.





