25 Shtator 2014 – Interpol Madridi me kërkesë të Interpol Rromës ekstradoi në Itali Ermal Gjikën, 32 vjec. Ermali së bashku me të vëllain Gentin, 26 vjec ishin pjesëmarrës të një grabitje me dhunë në vilën “ Stela Maris” afër Gjenovës. Në vilë dy vëllezërit, pasi kërcënuan me jetë një zonjë angleze dhe të birin 14 vjecar i mbyllën në një dhomë, ndërsa vajzën e saj 10 vjecare e lanë të lirë. Ata vodhën në vilë 400 euro, një orë floriri, 2 canta firmato dhe 2 celulare tip IPhone.
Ermali ka precedentë penalë për trafik heroine të ardhur nga Mali i zi, që në dhjetor 2006, së bashku me Dashnor Gjikën, 60 vjec dhe 5 shqiptarë të tjerë.
/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





