Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi në lidhje me akuzat që e lidhin me laboratorin e përpunimit të kokainës në “Xibrrakë”.
Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.
Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi. Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundështuar vendimin. Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.





