Njëri e ka quajtur “Sherr me Ramën”, ndërsa tjetri “Sherr me Ermalin”. Pra, mes të dyve, edhe sherri ka qenë me konsensus. Gjithçka ka ndodhur sot, kur kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuari i Ermal Mamaqit, në emisionin e këtij të fundit, të titulluar “6 ditë pa Ermalin”.
Kuptohet, emisioni është regjistruar dhe do të transmetohet ditën e caktuar, që është të premten në mbrëmje. Por, Ermali ka nxjerrë celularin dhe ka filmuar veten e tij, duke i bërë një promo emisionit për ta publikuar në profilin e tij në Facebook. Në cepin tjetër të tavolinës, të njëjtën gjë ka bërë edhe kryeministri Rama, duke e publikuar edhe ai sherrin e vet në profilin e tij në Facebook.
Kuptohet… e gjitha kaloi në mirëkuptim dhe me konsensus…