Edhe Ermal Mamaqi nuk ka ka dhënë mendimin e tij për sa i takon fjalimit të kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka.
Aktori i njohur dhe drejtuesi i shoë “7 ditë pa Ermalin”, mesa duket ka mbetur i impresionuar nga itinerari i ngjeshur i Kokës, e cila ka kërcyer me Blendi Klosin, është zgjuar në pallatin e Saimir Tahirit dhe ka parë nga afër Erion Velinë.
Mamaqi menjëherë ka shpallur një anketë në faqen e tij në facebook, ku u kërkon ndjekësve të tij t’u përgjigjen pesë alternativave të mëposhtme:
Në pallatin e kujt do doni të zgjoheshit?
1. Në pallatin e Saimir Tahirit
2. Në zyrën e Erion Veliajt
3. Në Surrel, në vilën e Edi Ramës
4. Në strofkullën e Erion Veliajt
5. Në fermën e Gjergj Bojaxhiut