Pas lajmit se ai ishte përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së mërkurë, aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi ka qetësuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale nëpërmjet një statusi.
“Të dashur miq, Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë. Jam shumë mirë. Edhe unë edhe 2 miqtë e mi që udhëtonin me mua,” ka shkruar Mamaqi në profilin e tij në Facebook duke shpjeguar më tej arsyen e aksidentit.
“Aksidenti i mbrëmshëm në Kosovë, Ferizaj ndodhi si pasojë e një rrethrotullimi të pandriçuar dhe te paparalajmeruar. Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes se çdo ditë aty bëhen aksidente. Kam një pyetje për autoritetet :
– Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem? Dhe në fund Zoti është i mirë!!! Jemi thërrime që nuk ja dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen,” ka përfunduar statusi i tij.
Në mediat online, filimisht u raportuar se në aksident, ishte përfshirë edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, shpjegoi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se Ermal Mamaqi nuk ishte dëmtuar.





