Të gjithë e kujtojmë grupin e njohur “The Dreams” si në kohën kur vokalist ishte kantautori Flori Mumajesi, gjithashtu edhe me Ermal Mamaqin.

Këtë verë aktori i njohur i humorit ka sjellë një nga këngët hit të këtij grupi, “Nuk dua ta di”, por në një version ndryshe në bashkëpunim me Dj e njohur Vin Veli. Përmes një klipi tërësisht veror duket se kjo këngë ka qenë një rikthim mjaft i dashur për nostalgjikët.