Ermal Mamaqi ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin e tij atë që vetë e ka cilësuar si traumën e jetës që i ka ngelur që nga fëmijëria.
Në fakt bëhet fjalë për puthjet nga njerëzit e tjerë kur ishte i vogël. Ai ka përforcuar mendimin e të ftuarit, Turjan Hyskës, në lidhje me këtë pjesë.
“Unë i kam shumë problem dhe bezdi puthjet. I kam traumë që nga fëmijëria. Sidomos ata njerëzit që të kapnin kështu dhe puthja e tyre nuk ishte asnjëherë normale, por kështu (nxjerr gjuhën)”, – thotë Ermali.
Ai shton se kur njerëzit i afrohen të birit “nxjerr kaçavidën yll”. Një tjetër problem që s’ka për ta harruar nga fëmijëria është edhe kanotjetrja e leshit, për Mamaqin.